Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia ka bërë padi për shkelje të një urdhri gjyqësor, lidhur me komunikimin me djalin e tyre dhe gruaja është arrestuar pak minuta para se të nisej për në kishë, ndërsa ishte e veshur me fustanin e nusërisë.
Advertisements
Në fakt ajo është dërguar në komisariat, ku policët i kanë përcjellë shpjegimet e prokurorit dhe kështu është lënë e lirë dhe ka arritur të shkojë në kishë.
Advertisements
Madje ajo shoqërohej nga djali i saj i mitur, i cili ishte dhe shoqërues i nuses në këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në korrik 2019 dhe është ringjallur sot, të martën, në auditorin e Gjykatës së Kundërvajtjes Treanëtarëshe të Selanikut, ku gruaja ishte ulur si e akuzuar dhe u shpall e pafajshme.
Siç u përshkrua në gjykatë, ish-bashkëshorti, me profesion kontabilist, bëri padi duke ditur se në atë kohë do të martohej në një kishë në Poros të Troizinisë. Ai pretendoi se ishte shkelur vendimi për të kontaktuar fëmijën e tyre. Megjithatë, gruaja u tha policëve që e arrestuan se komunikimi nuk ishte ndaluar mes tij dhe djalit, madje u tregoi mesazhe atyre që vërtetonin se babai komunikonte normalisht me të birin.
Kështu gruaja u lirua. “Ajo që kalova ishte një makth, dasma për pak nuk u bë”, tha 43-vjeçarja duke kërkuar falje, duke theksuar se ish-bashkëshorti e ka bërë padinë për shkak se ishte xheloz.
Madje, ajo i ka paraqitur gjykatës një sërë fotografish nga dasma e saj e shoqëruar nga djali i saj. Vetë ish-bashkëshorti në dëshminë e tij ka rindërtuar atë që kishte pretenduar dhe ka folur për një keqkuptim.