E papritur! Pas Marinës edhe Luana Vjollca rikthehet në ‘Shtëpinë e TCH’? Gazetari i njohur sapo e ‘konfirmoi’

by editor

Disa ditë më parë bëmë të ditur se Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel për të marrë drejtimin e “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit. Ndërsa sot, në rrjet po qarkullon lajmi se edhe motra e saj, Luana Vjollca do të rikthehet në “Top Channel”.

Advertisements

Dyshimet i ka shtuar gazetari i njohur, Meridian Ramçaj, i cili gjatë një interviste duket se ka konfirmuar rikthimin e Luanës bashkë me emisionin e saj të njohur, “Shiko kush luan”.

Advertisements

“Shiko kush luan, ju kujton gjë?” – shprehet Ramçaj në “Rreze dielli”, duke konfirmuar më pas rikthimin e Luanës.

You may also like