“E patolerueshme”/ Ledjona reagon ashpër lidhur me situatën Heidi-Graciano: Më vjen keq kur e shoh…

by editor

Graciano Tagani ka shpërthyer ndaj Heidi Bacit, duke i thënë se ‘je për turp, s’ke edukatë, s’ke norma’. Madje ai e pyeti se ‘me kë do shtrihesh, me Fationin, me Romeon?’.

Advertisements

Kjo deklaratë e Gracionos është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale, ku pjesa më e madhe e kanë kritikuar si dicka shumë të turpshme këtë deklaratë.

Advertisements

Një reagim ka ardhur edhe nga ish-banorja e Big Brother Vip, Ledjona Xheladinaj, e cila është shprehur se sjellja e Gracianos dhe Eglës është e patolerueshme dhe se i vjen shumë keq për Heidin.

“Nuk e kam ndjekur gjatë gjithë kohës por në videot që më dalin në faqen zyrtare të Big-ut, kam parë një situatë jo të mirë dhe për mua është e patolerueshme sulmi që po i bëhet nga Graciano dhe nga Egla, Heidit. Realisht më vjen keq kur e shoh Heidin në atë situatë sepse unë e di shumë mirë se cfarë do të thotë izolimi, sulmi, bullizimi, sharjet, ofendimet dhe të gjitha me radhë. Më vjen mirë që Heidi zgjedh të largohet por do doja shumë ta shikoja edhe t’i dilte përballë. Nuk jam aspak dakord me Gracianon, nuk më pëlqen aspak mënyra se si po luan, duke nisur që nga Erjola, për atë cfarë foli dhe që po vazhdon me Heidin. Nuk e di ku do të dalë por thjesht, Heidi durim dhe kaq“, shprehet Ledjona në videon e publikuar në Instastory.

You may also like