Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në Kosovë.
Advertisements
Një 30 vjeçare rrezikoi seriozisht shëndetin pasi aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, bëri me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Advertisements
Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje
“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, u arrit të largohej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.
Advertisements
Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.”, thuhet në deklaratën e spitalit.