Policia franceze ka arrestuar kryebashkiaken e një qyteti francez si pasojë e një hetimi paraprak për trafikim droge.
Advertisements
Jamilah Habsaoui u vendos nën pranga nga policia pasi i gjetën 70 kg të lëndë narkotike në shtëpi.
Advertisements
Ndërkohë nga ky operacion u arrestuan edhe 7 persona të tjerë përfshirë edhe 2 vëllezërit e saj. Përveç shtëpisë një kontroll u bë edhe në bashkinë e qytetit,vendin ku punonte 46 vjeçarja, shkruajnë mediat e huaja.
Jamilah Habsaoui u zgjodh si kryetare e qytetit me afro 6 000 banorë afërsisht 250 km në juglindje të Parisit në rajonin Bourgogne-Franche-Comte, që nga marsi vitit 2021. Njëkohësisht është edhe këshilltare rajonale.