Ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Greqia dhe është ankoruar në portin e Vlorës anija kroçere M/V HAMBURG . Në bordin e saj kanë zbarkuar në Vlorë 271 turistë, shumica e të cilëve janë francezë, anglezë, gjermanë.
Advertisements
M/V HAMBURG do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 22:00 dhe më pas do të niset drejt portit të Durrësit.
Advertisements
Sipas Autoritetit Portual të Vlorës kjo rezulton të jetë kroçera më e madhe që është ankoruar ndonjëherë në vendin tonë dhe shihet si një ogur i mirë për sezonin e ri turistik.