E dashura e të ndjerit, Liam Payne, Kate Cassidy ka paketuar gjërat e fundit që i kishin mbetur në shtëpinë të cilën e ndante prej kohësh me këngëtarin dhe ëdhtë larguar.
Advertisements
Vetëm pak ditë pasi i dha lamtumirën partnerit të saj, Kate është parë e përlotur dhe me valixhe në duar teksa largohet nga vila e cila mendohet se ishte rezidenca e Liam-it.
Advertisements
Në një moment ajo shfaqet e emocionuar duke shtrënguar fort pas vetes një lodër e cila i ngjan një kungulli shumëngjyrësh, mesa kuptohet ky pellush ka qenë një kujtim i çmuar i çiftit.
Cassidy u pa të ndihmohej për të ngarkuar gjërat në bagazhin e furgonit nga një mikeshë.
Destinacioni i 25-vjeçares është ende i panjohur por sipas fqinjëve thuhet se Kate do të qëndrojë tek të afërmit e saj derisa të jetë gati për të fluturuar në SHBA për të festuar Krishtlindjet me familjen e saj shkruan Daily Mail.
E dashura e ish-ylli të One Direction fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar një ditë pasi tragjedisë kur Liam u rrëzua nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte.
Vetëm disa javë para vdekjes së tij, çifti po planifikonin të ardhmen e tyre së bashku.