Endri Shabani ka dalë në mbështetje të Adriatik Lapajt, pasi ky i fundit u përzu nga protesta e thirrur nga Arlind Qorri para Ministrisë së Brendshme.
Advertisements
Në një video në rrjetet sociale, Shabani akuzon Qorrin për “mentalitet bolshevik” dhe thotë se ai dhe aktivistët e tij e dhunuan Lapajn duke e larguar nga protesta.
Advertisements
“Sapo ndodhi një ngjarje shumë e shëmtuar ku Adriatik Lapaj u largua me dhunë nga përfaqësues të Lëvizjes Bashkë dhe Arlind Qorri. Kjo është mentalitet i politikës së vjetër. Çështja e kauzave, që kjo është kauza ime dhe nuk duhet të flasë askush…nuk është ky misioni i të rinjve. Ky është mentaliteti i Sali Berishës, Ilir Metës, Edi Ramës. Tërhiquni nga ky mentalitet bolshevik, nuk është kjo e ardhmja”, u shpreh Shabani.
Dyshohet se incidenti ndodhi pasi Lapaj mbërriti në protestë dhe tentoi të merrte menjëherë i pari fjalën, duke u shfaqur si organizator. Kjo i ka revoltuar mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” të cilët i kërkuan të largohet.