“E pi verën 33 mijë euro”- Rama i përgjigjet akuzave: Lëshohet një fjalë në rrugë dhe pastaj komentohet! Përdori termin “autik”, kryeministri: Nuk është hera e parë që gaboj!

Kryeministri Edi Rama thotë se finishi i 11 majit po afron dhe ai e shikon Partinë Socialiste fituese, referuar këtu edhe sondazheve.

Advertisements

Në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’sy”, kreu i qeverisë i ktheu një përgjigje edhe atyre që e kritikojnë për gjuhën që ai ka përdorur gjatë fushatës elektorale.

Advertisements

Kryeministri u ndal tek “autizmi politik”, për të cilën ai kerkoi falje publike. Ai u shpreh se nuk ka një lider politik qe ka kerkuar ndjese. “Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë, edhe aty ka qenë një gabim pa dashje, por ama gabim që kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd. Mu desh të gaboja që të mësoja”.

Rama: Horizontalisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, për qeverinë dhe për PS që është forca që qeveris, madje edhe për vetë popullin, citoj “i sëmurë”. I sëmurë sepse vendi ecën në drejtimin e tyre. Është një populli sëmurë, sepse sipas atyre gjithmonë shikon se Shqipëria është në prag të një finishi historik, anëtarësimi në BE. Sepse shikon se merr paga shumë të larta, është një popull i sëmurë sepse në të gjitha zonat, në të gjithë sektorët ka progres. Ka shumë për të bërë, prandaj kërkoj mandatin e 4. Në këtë dëshpërim të madh ka disa elementë të tjerë.

Flitet për gjuhën time, që paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i bën. Po cilat janë këto? Çfarë kam thënë unë? Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë, edhe aty ka qenë një gabim pa dashje, por ama gabim që kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd. Mu desh të gaboja që të mësoja.

Kërkova ndjesë shumë sinqerisht. Mund ta pretendoj këtë gjë. Nuk është hera e parë që unë gaboj dhe kam kërkuar ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik që ka kërkuar ndjesë.

Kur vjen puna tek gjuha, si shpjegohet që këta njerëz çdo natë flasin me një gjuhë ekstreme. Unë jam shënjestra. Asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra. E pi verën 33 mijë euro, lëshohet një fjalë në rrugë, përsëritet dhe bëhet e vërtetë, kthehet në akuzë, komentohet dhe pastaj për këto komente ti je fajtor. Ndërkohë që unë mendoj që në ato që them kur përdor metafora, merrem me thelbin e çështjes.