E pranon avokati i vet: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

Teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Advertisements

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.Ndërkohë pyetjes së Gazment Bardhit nëse Ahmetaj ndodhet në Kanada, kreu i SPAK i është përgjigjur: “nuk e dimë”!

Advertisements

Kujtojmë se, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji janë përplasur me Ermonela Felajn, duke i thënë se është në konflikt interesi, prandaj sipas tyre kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura. “Je pjesë e dosjes ndaj nuk do që të bëhet me dyer të hapura” i tha Salianji.

Më pas kreu i SPAK-ut nisi prezantimin e kërkesës me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, por Gazment Bardhi e pyeti nëse Arben Ahmetaj në këto momente ishte brenda vendit apo ishte arratisur jashtë?“Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.

Po ku ndodhet?

Në nisje të mbledhjes dy avokatët e tij, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori deklaruan se nuk kanë dijeni se ku ndodhet. Në nisje të këshillit, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi e pyeti kreun e SPAK-ut, ku ndodhet Ahmetaj?

“Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.Përfaqësuesit e SPAK-ut deklaruan se nuk kanë dijeni. Por sigurisht kjo gjë nuk mund të thuhet për policinë, pasi do të ishte dështim dhe skandal.

Ligji parashikon qartësisht se në momentin që SPAK kërkon masë për një individ, aq më tepër për një politikan të një niveli të tillë, policia e merr në vëzhgim duke mos e humbur nga sytë.

Po a u arratis deputeti socialist, ashtu sikur pretendon dhe pyet Bardhi? Askush nuk di që të përgjigjet. Por koha që socialistët i dhanë ka qenë e mjaftueshme gjithçka…