Fieri është tronditur ditën e sotme nga një vrasje me armë zjarri, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Elton Javori.
Advertisements
41-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 35-vjeçari Agim Gashi, teksa shkak për krimin dyshohet të jetë një konflikt i ndodhur disa ditë më parë mes tyre.
Advertisements
Gjatë këtij konflikti të mëparshëm ka pasur ofendime mes palëve, teksa sot autori e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij.
Sapo ai është nisur me automjetin tip Porsche, Gashi, i cili lëvizte me një automjet tip Benz “e Class”, e ka ndjekur dhe i ka dalë paralel. Në këtë moment viktima ka ulur xhamin e makinës dhe dyshohet të jetë qëlluar dy herë me pistoletë.
Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer djathtas në rrugën “Llukan Toska”, ndërsa viktima ka ecur për disa metra dhe më pas është ndaluar dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.