Arbër Labi, punonjës i burgut 313-të në Tiranë është dhunuar në orët e para të ditës së sotme.
Advertisements
Sipas policisë, rreth orës 05:00 në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht 36-vjeçari, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.
Advertisements
Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.