E rëndë/ 11-vjeçarja përdhun0het dy herë në tualetin publik të qytetit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Ferizajt të Kosovës. Një 11 vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dy herë nga një burrë në tualetin publik të qytetit.

Advertisements

Sipas policisë autori e ka marrë të miturën në një tualet publik që ndodhej afër banesës së saj dhe lokalit të tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Ndërkohë nga deklarata e të miturës është zbuluar se burri e kishte kryer këtë akt edhe një herë tjetër para disa ditëve. E mitura është duke u trajtuar me psikolog, ndërkohë autori i dyshuar i rastit është lënë në paraburgim për 1 muaj.

Advertisements

“Ekziston dyshimi i bazuar, se nga fundi i muajit janar 2025 deri në fillim të muajit shkurt 2025, në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit ‘T.’ pronë e të pandehurit, i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur e moshës 11-vjeçare, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i pandehuri shiste cigare, gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën e kishte çuar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual dhe sipas të dëmtuarës rast i njëjtë kishte ndodhur edhe një herë tjetër para disa ditëve”.