E rëndë/ 30-vjeçarja hidhet nga pallati, niset me urgjencë drejt Traumës (Emri)

by editor

Një e re ka mbetur e plagosur rëndë në Lezhë pas rënies nga një lartësi.

Advertisements

E lënduara është një 30-vjeçare me iniciale E.L., e cila sipas policisë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.

Advertisements

“Pasditen e sotme, në lagjen ‘Besëlidhja’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin. 30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, shtuan të njëjtat burime.

You may also like