E rëndë/ 38 vjeçari humbi jetën pas infeksionit nga sëmundja e miut, nis hetimi për neglizhencë nga mjekët e Kurbinit

Fatjoni, një 38 vjeçar nga Kurbini, i cili pësoi një infeksion nga minjtë teksa vadiste misrin në Korrik 2024, u shtrua disa herë në urgjencën e spitalit të Kurbinit, por nuk iu kryen ekzaminime mjekësore të nevojshme. Ai u dërgua me vonesë në spitalin Infektiv në Tiranë në gjendje kome, ku ndërroi jetë.

Advertisements

Në emisionin “Stop” më 7 Janar 2025 u denoncua rasti tragjik nga Laçi, ku Feriz Lami akuzon neglizhencën mjekësore për humbjen e jetës së të birit, Fatjon Lami 38 vjeç. Babai i 38 vjeçarit thotë se pas problemeve shëndetësore të shfaqura, djali u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor.

Advertisements

“Mjekët e neglizhuan. I bënë vetëm serume. Temperatura nuk i zbriste. Vetëm në datën 30 korrik ia bënë analizat dhe e dërguan për në Tiranë tek Infektivi, por për shkak të vonesës, humbi jetën. Pra, në 10 ditë vetëm serume, pa analiza”, tha babai i të ndjerit.

Shefi i Urgjencës në Laç, Agron Lala pranoi pas ngjarjes se rasti është trajtuar me neglizhencë. Drejtoria e Policisë Lezhë ka nisur procedim penal ndaj tij për “Shpërdorim detyre,” pasi dyshohet se mosveprimi sipas protokolleve çoi në këtë tragjedi. Prokuroria e Lezhës po heton për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore. Ndërkohë, një tjetër banor i zonës që u trajtua në kohë arriti të shpëtonte.