Dyshohet se babë e bir janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin para krimit,
Advertisements
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën.
Advertisements
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tetovë, në lagjen “Bllok 70”, ku i riu është gjetur i vdekur në shtëpi. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri nga babi i tij, i cili po ashtu është gjetur pa ndjenja në shtëpi. Ai është dërguar në spital, teksa policia ka gjetur dhe armën e krimit, një pushkë gjuetie.
Dyshohet se babë e bir janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin para krimit, dhe më pas autori ka qëlluar me plumb në kokë të birin.
“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga policia maqedonase.