Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një baba i katër fëmijëve është qëlluar për vdekje, kur një person hapi zjarr ndaj makinave të rastësishme në një rrugë të populluar në Kaliforninë jugore, SHBA.
Advertisements
Julio Rodarte, 39-vjeç, filloi të qëllonte mbi makinat me një armë gjysmë automatike rreth orës 6:30, sipas policisë.
Advertisements
Videoja e siguruar nga AKTK-ja, tregon personin e armatosur duke ecur në trotuar para një lavazhi dhe duke shtënë në drejtim të automjeteve që kalonin aty.
Ai zbraz një karikatorë të tërë, më pas e mbush atë dhe vazhdon të gjuajë. 43-vjeçari Victor Hugo Leon, baba i katër fëmijëve, i cili po shkonte për në punë, u qëllua për vdekje nga plumbat e tij, ndërsa një tjetër u plagos.
Sipas policisë, nga zjarri janë dëmtuar disa makina.
Para të shtënave, Rodarte kishte ndalur në një dyqan lokal dhe u përpoq të blinte pije alkoolike, por nuk kishte para të mjaftueshme, sipas ABC 7.
Pak çaste më vonë ai filloi të qëllonte, tha policia.
Motivi mbetet i paqartë. Sipas dëshmitarëve, autori ka qëlluar të paktën 30 herë më armë, më pas ai ka hequr rrobat dhe është zhveshur.
Rodarte u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë, tentativë vrasjeje, grabitje dhe rezistencë ndaj arrestimit.
Gruaja e viktimës 43-vjeçare, ka nisur një fushatë GoFundMe, për të ndihmuar në mbulimin e disa prej shpenzimeve të funeralit dhe ka mbledhur më shumë se 40,000 dollarë.