Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ka qëlluar me shishe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen, një 62-vjeçar.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin “Gjashtë” në hyrje të qytetit të Sarandës.
Advertisements
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia thotë se autori mund të ketë qenë i dehur.
Njoftimi i Policisë:
Advertisements
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.