E rëndë/ Aksidenti me një viktimë në Pukë, publikohen pamjet e automjetit të copëtuar në humnerë

by editor

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pukë. Për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 34-vjeçar me inicialet G.K.

Advertisements

Mëngjesin e sotëm, familjarët 34-vjeçarit, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet të riun që prej mbrëmjes së datës 28 shtator.

Advertisements

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga makina e cila është shkatërruar e gjitha dhe shanset për viktimën për të shpëtuar kanë qenë shum të vogla.

Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë. Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë i të riut.

Advertisements

Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

You may also like