E rëndë/ Automjeti përplasi këmbësorin, ndërron jetë 50 vjeçari

by editor

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Korçë, në unazën e qytetit.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në spital.

Advertisements

Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.

Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Advertisements

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

You may also like