Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
Advertisements
Dyshimet e para flasin se kemi të bëjmë me krim.
Advertisements
E moshuara 88-vjeçare u gjet e pajetë në banesë, ndërsa Kosta Ilia, u gjet i vdekur në oborr.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ku po merret me hetimin e këtij krimi.
Paraprakisht dyshohet për grabitje, por kjo pistë mbetet për t’u konfirmuar nga ekspertët e grupit hetimor.
Policia Dropull/Informacion paraprak
“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84-vjeç dhe K. I., 88-vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.
Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.