E rëndë, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Levan-Fier, raportohet për të plagosur

by editor

Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit.
Mësohet janë përplasur kokë më kokë dy automjete.

Advertisements

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit nga dy autoambulanca.

Advertisements

Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk dihet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun, pasi njëra prej korsive është bllokuar, duke shkaktuar radhë kilometrike.

You may also like