E rëndë/ Gjendet pa shenja jete në vendin e punës një person

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së një personi në Prizren, ngjarja e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, rreth orës 00:10, në rrugën “Tranziti i Ri”. Sipas raportit, viktima, një mashkull kosovar që punonte si sigurim fizik, është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Advertisements

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për të kryer obduksion, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia ka filluar hetimet për këtë rast, ndërkohë që detajet e tjera përveç vdekjes mbeten të paqarta.

Advertisements