Është gjetur pas 8 ditësh kërkime trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjëll Kanani, i cili u zhduk në mënyrë të mistershme. I moshuari dyshohet se kishte rënë në ujërat e Lumit Vjosë teksa po peshkonte. Por, nga kërkimet trupi i tij i pajetë është gjetur në tokat e Kafarajt, ku dyshohet se ka pësuar infrakt.
Advertisements
Alarmi për zhdukjen e 63-vjeçarit u ngrit pasi familjarët nuk arritën që të kontaktonin me të. Celulari i të ndjerit ka qëndruar i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së tij. Familjarët e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse telefoni binte, askush nuk përgjigjej Engjëll Kanani është baba i dy fëmijëve. Ai dhe miku i tij, të dy me banim në Berat, prej tre vitesh ushtronin peshkim amator në lumin Vjosë.
Advertisements
Ditën e zhdukjes, të enjten e javës që shkoi, dy shokët janë parë të peshkonin në vende të ndryshme të zonës së Kashishtit. Sipas dëshmisë së mikut të tij në polici, ata kishin caktuar një orar dhe vend për t’u takuar, por Kanani nuk u paraqit në vendtakim. Pas disa orësh, kur 63-vjeçari nuk iu përgjigj telefonatave, miku i tij raportoi zhdukjen në polici.