E rëndë! Merr flakë një autobus në autostradë, të paktën 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një autobus mori flakë në një autostradë në Kinën jugore të mërkurën në mëngjes.

Advertisements

Autobusi shpërtheu papritur në flakë në një autostradë në provincën Guangdong të Kinës jugore, thanë autoritetet lokale.

Advertisements

Incidenti ndodhi rreth orës 9:40 të mëngjesit në autostradën 813 në qytezën Qiashui të qarkut Huaiji në qytetin e Zhaoqing.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe aktualisht janë në gjendje stabile.

Po vijojnë hetimet e mëtejshme për ngjarjen.