Një mjek i spitalit të Lefkadës në Greqi është gjetur i vdekur të dielën në banesën ku jetonte në qytetin e Prevezës. Mediat greke bëjnë me dije se 60-vjeçari ka pësuar lëndime në qafë nga një bisturi që i është gjetur pranë.
Advertisements
Siç rezulton, vdekja kishte ndodhur katër ditë më parë, ndoshta edhe më shumë. Fqinjët kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë të dielën pasi ndjenin një aromë të keqe që vinte nga banesa.
Advertisements
Autoritetet nisën procedurën e nevojshme dhe hapën banesën ku gjetën mjekun e vdekur. Trupi i pajetë do të dërgohet në Janinë për autopsi, e cila do të përcaktojë edhe kohën e saktë të vdekjes.