Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një vajzë 10-vjeçare humbi jetën nga duart e nënës së saj në Australi, ndërsa oficerët e policisë e përshkruan atë si skenën më të tmerrshme, me të cilën janë përballur në karrierën e tyre.
Advertisements
10-vjeçarja u gjet e vdekur nga babai i saj, pak pas orës 18:00 (me orën lokale) të martën, në rajonin Carrara.
Advertisements
Katër orë më vonë, policia arrestoi 46-vjeçaren Yingjing Hu për vrasjen e vajzës së vogël.
“Pavarësisht përpjekjeve të babait të saj dhe urgjencës, vajza e re u konstatua e vdekur nga mjekët.
Advertisements
Menjëherë ka nisur hetimi dhe për pasojë është arrestuar nëna e fëmijës nën akuzën për vrasje”, tha policia.
Sipas mediave australiane, 10-vjeçarja ishte goditur disa herë me th*kë në qafë nga nëna e saj.
Deri më tani, mbetet e paqartë nëse 46-vjeçarja kishte probleme psikologjike.
Gjyqi për 46-vjeçaren e akuzuar për vrasje nga pakujdesia, është caktuar për datën 29 nëntor.