E rëndë në Bulqizë/ Elektricisti rrëzohet nga shtylla, dërgohet me urgjencë në spital

Një elektriçist është plagosur rëndë në Bulqizë, pasi gjatë punës ka rënë nga një shtyllë elektrike.

Advertisements

61-vjeçari ka marrë lëndime të shumta dhe për pasojë është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Advertisements

Shkak i incidentit, dyshohet se ka qenë mungesa e kushteve të punës.

Policia ka vënë në pranga përgjegjësin e ekipit të grupit të OSHEE-Shupenzë. Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura të mbrojtjes në punë, thuhet në njoftim.