E rëndë në Dibër, i moshuari bie në bodrumin e një pallati, ndërron jetë

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Një 70-vjeçar ka humbur ekuilibrin duke ecur dhe ka rënë në bodrumin e një pallati.

Advertisements

Si pasojë i moshuari ka humbur jetën.

Advertisements

Njoftimi i policisë:Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati.

Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You may also like