Një aksident gjatë orarit të punës është regjistruar ditën e sotme në një gurore, që operon në bashkinë Dimal.
Advertisements
Raportohet se një 71-vjeçar teksa punonte një nga makineritë i ka kapur krahun dhe ia ka prerë.
Advertisements
Personi është identifikuar si Petraq Prifti, banues në Dimal.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.