E rëndë në Durrës/ Ndërron jetë një person, zbardhen dyshimet e para

by editor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Porto Romanos në Durrës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin e detit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, dhe autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj humbje tragjike.

Advertisements

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Advertisements

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

You may also like