Një 17-vjeçar shqiptar në Spartë ka përjetuar momente të paimagjinueshme tmerri kur është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës dhe më pas është rrahur për tre orë.
Advertisements
Sipas asaj që tha babai i të miturit për STAR, djali i tij ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj nuk e kanë miratuar marrëdhënien që dy fëmijët kishin krijuar për shkak të origjinës së tij shqiptare.
Advertisements
17-vjeçari është telefonuar nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar. Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë kapur para nënës dhe e kanë futur në bagazhin e një makine.
Sipas asaj që tha babai i 17-vjeçarit për mediat greke, në një moment të rrugës nga Areopolis ata ndaluan, e zbritën nga bagazhi, e rrahën sërish dhe më pas e futën në makinë dhe e çuan në shtëpinë e vëllait të vajzës.
Aty filloi seancë torturash si nga vëllai i vajzës ashtu edhe nga prindërit e saj. Dhuna e ushtruar ndaj tij ishte e pamëshirshme, ku nëna e vajzës ia shkuli flokët dhe e gjakosi fytyrë. Nga goditjet 17–vjeçarit filloi t’i dilte gjak nga veshi, ndërsa, sipas avokatit, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë dhe ende nuk dihet nëse do të shërohet.
Tortura e 17-vjeçarit zgjati për të paktën tre orë, pas kësaj rrëmbyesit e lanë në një zonë ku lajmëruan nënën e tij për ta gjetur. Viktima është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
Sipas njoftimit, babai i vajzës, i cili disa vite më parë kishte vrarë nënën e tij në Dyros, është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe rrahjen e 17-vjeçarit, ndërsa është në kërkim edhe nëna e vajzës e cila edhe ajo akuzohet për rrahjen që ka ushtruar tek djali.