Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi me sërish protagonist një shqiptar.
Advertisements
Mësohet nga mediat helene se një hajdut 30-vjeçar ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një 28-vjeçareje bullgare. Shqiptari në momentin që ka parë bullgaren duke fjetur në shtëpinë e sajë ka tentuar ta përdhunojë.
Advertisements
Gruaja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi.
Madje, më pas, burri nga Shqipëria ka tentuar ta dhunojë nën kërcënimin e thikës dhe ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.
Pas një ore mundim, 28-vjeçari ka arritur të kafshojë përdhunuesin e mundshëm, i cili është arratisur. Ajo ka denoncuar ngjarjen në polici kur ka mbetur e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar.
Efektivët e policisë kanë rënë në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.