Një 48-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në qeli, ku ndodhej prej 27 majit. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Lulzim Mustën, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasjeje.
Advertisements
Musta goditi me mjet prerws pronarin 66-vjeçar të Hotel Il Gallo në Castel San Pietro, ku shqiptari kishte punuar për një vit.
Advertisements
Ish-punonjësi e goditi papritmas tetë herë me thikë. Më pas, ai qëndroi në vend, duke pritur që të vinte policia për t’i vënë prangat, dhe deklaroi: “Më thanë ta bëj”.
Kjo është vetëvrasja e 58-të e një të burgosuri që nga fillimi i vitit.
Advertisements
Më 21 mars të kaluar, një e burgosur sllovake 55-vjeçare i dha fund jetës në Dozza duke thither gazin e bombolës së gatimit.
Tre ditë më vonë, një grua tjetër që kishte tentuar të vetëvarej u shpëtua nga një oficer policie burgu dhe operatorë të tjerë parandaluan vetëvrasjen e një burri në fillim të majit.