E rëndë në Kurbin/ 30-vjeçari futet në lokal dhe qëllon me armë bashkëfshatarin e tij, i plagosuri sillet me urgjencë te Trauma

by editor

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmë në Kurbin.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit.

Advertisements

30 vjeçari Admir Lika ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33 vjeçarin Fatjon Lika.

Autori është futur futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33 vjeçarin.

Më pas është njoftuar policia e Kurbinit e cila është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës.

You may also like