Një shpërthim në një fabrikë çeliku në shtetin qendror të Meksikës, Tlaxcala, ka lënë të vdekur të paktën 12 persona.
Advertisements
“Mjerisht, 12 punëtorë humbën jetën dhe një tjetër u plagos dhe është shtruar në spital”, njoftoi kreu i forcës shtetërore të mbrojtjes civile.
Advertisements
Nieto tha se aksidenti ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit në një kullë të kompleksit Aceros Simec, i vendosur në një zonë industriale.
“Çeliku bëri kontakt me ujin dhe kjo shkaktoi shpërthimin”, tha zyrtari, ndërsa shtoi se autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar zinxhirin e ngjarjeve.
Advertisements
Gjithashtu ai deklaroi se personeli i mbrojtjes civile, zjarrfikësit dhe hetuesit ishin në vendngjarje për të ndihmuar të prekurit, për të hetuar shkakun e shpërthimit dhe për të parandaluar çdo shpërthim të mëtejshëm.