E rëndë në Mirditë/ Po punonin për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku një punonjës i OSHEE, Emiljano Bunga, ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi, ndërsa dy punëtorë të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Advertisements

Ngjarja ndodhi pranë godinës së një ish-shkolle të mbyllur, e cila është përshtatur për të shërbyer si qendër votimi në zgjedhjet e 11 majit.

Advertisements

Sipas të dhënave paraprake, tre elektricistët po punonin për vendosjen e lidhjes elektrike në qendër, kur ndodhi një aksident i rëndë teknik, me pasojë fatale për 34-vjeçarin Emiljano Bunga.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit, ndërkohë që OSHEE dhe strukturat zgjedhore në zonë janë angazhuar për garantimin e vazhdimësisë së përgatitjeve për zgjedhjet.