Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Viktor Majer’ në Prishtinë, ku dy vajza po dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj babait të tyre.
Advertisements
Dhuna në familje, është një fenomen shumë shqetësues, ku kohët e fundit këto raste sa vijnë dhe shtohen, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Advertisements
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikologjike dhe fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Mësohet se 65-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se dy vajzat e tij fillimisht e kanë ofenduar me fjalë të ndryshme, e më pas kanë ushtruar dhunë fizike.
Advertisements
Si rezultat i raportimit, njëra nga të dyshuarat është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa tjetra akoma nuk është kapur nga Policia.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.