Një krim tronditës është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 6-vjeçar Giovanni Jennings, është vrarë në mënyrë makabre nga e ëma e tij dhe i dashuri i kësaj të fundit, duke u gozhduar në mur dhe qëlluar më pas me pistoletë.
Advertisements
Elaina Rose Jennings, 25-vjeç, dhe Daniel John Giacchina, 32-vjeç, akuzohen për vrasjen e 6-vjeçarit, i cili u gjet pa shenja jete më 30 korrik, me plagë në të gjithë trupin.
Advertisements
Nga hetimet rezultoi se djali 6-vjeçar ishte rrahur shpesh.
“Kemi zbuluar se Giancini e ka rrahur 6-vjeçarin në disa raste. Edhe pse ky abuzim ndonjëherë ndodhte ndërsa nëna e fëmijës ishte larg, ajo ishte e vetëdijshme për këtë dhe e miratoi atë pasi ndonjëherë e inkurajonte 32-vjeçarin të abuzonte me djalin”, – thanë autoritetet.
Advertisements
Madje, 25-vjeçarja dhe 32-vjeçari kishin vendosur një kamera për të parë se si vuante 6-vjeçari në “rrethimin” që ata i kishin krijuar.
Vogëlushi mundohej të dilte nga ky rrethim për të shkuar për të pirë ujë apo për të shkuar në tualet, por në pamundësi për ta bërë këtë urinonte aty.
Nga autopsia rezultoi se djali kishte lëndime në kafkë, buzë, brenda gojës, faqe, ballë, shpatulla, gishta, kofshë, gjunjë.
Nëna 25-vjeçare e 6-vjeçarit dhe partneri i saj 32-vjeçar tashmë do të përballen me burgim të përjetshëm.
Në fillim, ata u përpoqën që të fajësonin babain biologjik të 6-vjeçarit, por dëshmia e vëllait 4-vjeçar të viktimës zbardhi të vërtetën.