Një incident i rëndë ka ndodhur në Shkodër pasi një 49-vjeçar është rrëzuar nga çatia, teksa po kryente punime në shtëpinë e tij. Raportohet se ai është dërguar menjëherë në spital, ku dhe po merr mjekime. Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Advertisements
“Rreth orës 09:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi 49 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së tij, në lagjen “Vojo Kushi”.’
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Advertisements