E rëndë në Tiranë! 45-vjeçari dh*non bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur! Qëllon me kallashnikov në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në banesë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.

Advertisements

Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus.

Advertisements

Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.

Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.