E rëndë në Tiranë, burri vetëvritet me armë zjarri në banesë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet, ku një 60-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt 2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti”, ku shtetasi I. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka përdorur një pistoletë për t’u vetëvrarë.

Advertisements

Arma e zjarrit është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale, dhe grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
\