E rëndë në Vlorë, gruaja bie nga lartësia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë ku një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Advertisements

Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë ku dyshohet se 68-vjeçarja me inicialet A. M. ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.