E rëndë/ Nëna ‘m*nstër’ lind foshnjën dhe e hedh nga dritarja e hotelit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një hotel në Paris, ku një foshnjë e porsalindur humbi jetën kur nëna e tij, një turiste amerikane 18-vjeçare, e hodhi nga dritarja e dhomës, pak çaste pasi lindi, sipas policisë lokale.

Advertisements

Sipas autoriteteve, nëna 18-vjeçare, e cila po udhëtonte me një grup të rinjsh në Evropë, dyshohet se e ka hedhur të porsalindurin nga kati i dytë i një hoteli, ndërkohë që kishte ende të lidhur kordonin e kërthizës.

Advertisements

Siç raporton Daily Mail, shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e kanë dërguar foshnjën në spital. Megjithatë, sipas zyrës së prokurorit të Parisit, fëmija nuk ia doli për shkak të plagëve të marra.

Autoritetet kanë nisur një hetim për “vrasjen e një të mituri nën 15 vjeç”, raportoi zyra e prokurorit të qytetit për gazetën Le Parisien.

E reja u dërgua në spital ku do t’i nënshtrohet një operacioni pas lindjes.