E rëndë/ Një adoleshent dërgohet pa shenja jete në spital, ja çfarë dyshon policia

Gjirokastër, 20 prill 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në fshatin Valare të Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 13:30 të kësaj të diele.

Advertisements

I riu, identifikuar si V. P., është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai ka kryer aktin e vetëvrasjes, duke u varur në banesën e tij.

Advertisements

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të kërkojnë ndihmë profesionale në rast vështirësish psikologjike dhe të mos ngurrojnë të flasin me persona të besuar apo specialistë.