E rëndë! Sherr për pronat, polici plagos kushërinjtë

by editor

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një fabrike çimentoje në Mamurras, ku një mosmarrëveshje për pronën midis kushërinjve ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.

Advertisements

Raportohet se Fatos Sela dhe vëllezërit e tij po punonin për të rrethuar një sipërfaqe toke, e cila gjithashtu pretendohet nga kushërinjtë e tyre. Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur polici rrugor Sahit Ahmetaj (Sela), i cili fillimisht ka debatuar me kushërinjtë e tij, të cilët i ka edhe fqinj.

Advertisements

Debati u përshkallëzua shpejt dhe polici, i cili sipas autoriteteve ishte jashtë shërbimit, ka qëlluar me armë zjarri drejt palës tjetër. Kushërinjtë e tij janë përgjigjur gjithashtu me armë zjarri.

Si pasojë, polici rrugor është plagosur, ndërsa nga pala tjetër janë plagosur Fatos Sela dhe Adrian Sela. Të tre janë dërguar në spital për të marrë kujdes mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

You may also like