Dy banesa janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Gjirokastër.
Advertisements
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mandati i dytë”, ndërsa banesat të cilat janë djegur plotësisht, ishin në pronësi të dy vëllezërve.
Advertisements
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka viktima në njerëz, por janë shkaktuar shumë dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gjini. dhe R. Gjini. (vëllezër). Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.