Një 55-vjeçar ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës. Viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës. Sipas prokurorit francez, shqiptari ishte viktimë e rastësishme.
Advertisements
Mediat franceze raportojnë se ka qenë ora 00:30 e 26 nëntorit kur autorët kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi 55-vjeçarin teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori i Dijon
Advertisements
Viktima u deklarua i vdekur në orën 00:50 minuta në banesën e tij në katin e parë, ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij bëri të ditur një burim policor. Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”
“I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median
“Babi, mami dhe unë u zgjuam nga të shtënat të cilat më u ndalën. Më pas filluan sërish. Kur shkuam të shihnim babain i cili po flinte në krevatin e tij kishte vdekur” tha vajza 23 vjeçare për AFP.
Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë dhe në banesë ishte dhe vëllai i saj.
“Një shkëmbim zjarri u shënua në këtë lagje edhe disa vite më parë dhe shenjat e plumbave janë ende atje, thotë 23 vjeçarja duke besuar se ngjarja ishte “me siguri një shlyerje hesapesh”. “Do të doja që Franca të mbronte më mirë banorët e saj, dua të largohem nga Dijon”, tha ajo e tronditur dhe e përlotur.
Të afërmit e veli Sadikut kanë konfirmuar vdekjen e tij, përmes postimeve në rrjetet sociale.