Një krim i rëndë ndodhi në Japoni kur një person goditi për vdekje një YouTuber teksa ajo po transmetonte drejtpërdrejt në një rrugë në qendër të Tokios. Policia Metropolitane e Tokios tha se arrestoi Kenji Takano, 42 vjeç, si autori i dyshuar. Ai u dërgua në prokurori dhe pritet që ndaj tij te ngrihen akuza.
Advertisements
Viktima, 22-vjeçarja Airi Sato, kishte marrë plagë të shumta me thikë dhe nuk arriti të mbijetojë. Ndjekësit që po shikonin transmetimin e drejtpërdrejtë të tmerrit thanë se e dëgjuan të bërtitur për ndihmë dhe më pas pamje u ndërpre. I dyshuari i tha policisë se e kishte takuar Saton në internet dhe e kishte parë atë disa herë personalisht dhe se ata kishin një mosmarrëveshje financiare , raporton Associated Press.
Advertisements
Sipas raportimeve Takano i kishte dhënë hua Satos një shumë të madhe parash dhe se ajo nuk e kishte kthyer atë pavarësisht një urdhri gjyqësor. Sulmuesi udhëtoi nga qyteti Oyama , rreth 100 kilometra në veri të Tokios, për të kryer sulmin pasi YouTuber-ja njoftoi se do të transmetonte drejtpërdrejt jashtë dhe gjurmoi vendndodhjen e saj duke parë videon. Ai pretendoi në polici se nuk kishte ndërmend ta vriste. Krimi i dhunshëm është ende i rrallë në Japoni, ku kontrolli i armëve është jashtëzakonisht i rreptë, por ka pasur disa sulme me thika dhe armë të tjera në vitet e fundit.