E rrallë! 7-vjeçarja viziton rregullisht një shtëpi të moshuarish dhe lexon libra për banorët e saj

by editor

Gëzimi për të lexuar një libër është i madh, por bëhet edhe më i madh kur e ndani me dikë.

Advertisements

Sidomos me dikë që nuk mundet, për shkak të problemeve shëndetësore apo për arsye të tjera, ta shijojë sa herë të dojë.

Advertisements

Shtatë vjeçarja Maggie Kuznia, e cila viziton një shtëpi të të moshuarve në Minesota dhe lexon libra për banorët e saj, duket se e ka kuptuar këtë që në moshë të re.

Zakoni i saj filloi në një ditë me borë kur nëna e saj, Tiffany Kuznia, e cila punon në Good Samaritan Society, Heritage Grove Senior Living, e mori vajzën e saj në punë.

Herën e parë vajza kishte marrë me vete lojën e saj elektronike, por këtë herë vendosi të merrte libra dhe t’ua lexonte të moshuarve.

Ky vendim ishte aq i suksesshëm sa që tani nuk kalon asnjë javë pa i vizituar të paktën një herë dhe për t’u lexuar tregime, disa prej të cilave rezultojnë me pikturë dhe aktivitete puzzle. Kështu ata bëhen sërish fëmijë për pak kohë dhe ndihen sikur kanë (një tjetër) mbesë.

Mes miqve të moshuar të vajzës shtatëvjeçare është mësuesja në pension Patti Griggs: “Ajo është shumë e mirë në lexim. I mësova fëmijëve në klasë të parë të lexonin dhe shumë pak ishin ata që mund të lexonin kështu si Maggie.”

Ideja e Maggie frymëzoi të moshuarit që të fillonin të shkruanin një libër së bashku, duke shtuar kreativitetin në jetën e tyre të përditshme. /Albeu.com

You may also like